Nga Fahri Balliu
Për herë të parë është shfaqur në administratën shtetërore të ndërtuar nga “Rilindja” një konflikt i padëgjuar dhe që nuk ka ekzistuar më parë.
Ky konflikt e ka pasuruar luftën e brendshme shpesh normale për shkak të pikëpamjeve të ndryshme, zellit ose frenimit të punëve, zilive njerëzore.
Tani kemi një konflikt të ri. Duke qenë se ligji e lejon tashmë homoseksualizmin, “Rilindja” i ka pasuruar burimet njerëzore me individë të këtij orientimi.
Deri këtu administrata dhe “Rilindja” kanë bërë një zbatim të ligjit.
Sigurisht me një zell shumë serioz i kanë dhënë prioritet këtyre të fundit.
Kjo ka nxitur një betejë midis traditës së vjetër kur në administratë shkëlqenin çupat dhe gratë e bukura.
Tani kemi një përplasje midis dy rrymave, e cila po e pasuron serinë e konflikteve dhe po i jep fizionomi një pjese të mirë të “Rilindjes”./55News.al/