Llogaridhënia e kryeministrit, si rrobat e reja të mbretit

Saturday, 05 May 2018 10:56

Nga Dr. Mine FERO

Moti i ngrohtë ka zgjuar dëshirën dhe vullnetin e udhëheqësit të vendit të rikthejë shfaqjet televizive popullore. “Llogaridhënia publike” është quajtur shfaqja teatrale e radhës së qeverisë, që as më pak e as më shumë u ngjan mbledhjeve partiake të diktaturës, anëtarët e së cilës bënin autokritika të detyruar prej partisë. Premiera e kësaj parodie u zhvillua në Tiranë, ku llogaridhënia e kryeministrit, kaloi në kërkesë llogarie për ata që nuk besojnë në propagandën mediatike që dëgjojnë e shikojnë çdo ditë.

 Tre ishin elementët që Rama  veçoi në fjalimin tij retorik: reforma në drejtësi, punësimi dhe taksat. Kjo qeveri në gjashtë muaj (çuditërisht kryeministri ka harruar që kanë kaluar katër vjet e gjashtë muaj) paska bërë arritje të mëdha në reforma!! Se kë quan Rama reformë ai, është për të ardhur keq sepse çdo ditë vidhet, trafikohen lëndë narkotike e vriten njerëz e në pranga përfundojnë persona që shesin presh, qumësht e fruta në trotuare. Nëse reforma është kjo, atëherë le ta trumpetojmë si arritje sepse kjo, faktikisht, nuk ka gjashtë muaj që ka filluar, por që prej ardhjes në fuqi të lartmadhërisë së tij. Sa kohë që flitet për peshq të mëdhenj, por nga ana tjetër konservohen sardele atëherë çirrjet e nervozizmi se qeveria është duke reformuar sistemin e drejtësisë jo vetëm që nuk mund të fshehë të vërtetën, por nxjerr në pah një fakt më të rrezikshëm. Kjo qeveri vijon të shesë për reformë diçka që logjikisht është e pamundur të arrihet prej saj sepse vetë kjo qeveri është akuzuar për lidhje të ngushta me shërbyes e militantë të devotshëm të fushatave elektorale të cilët kanë arritur deri në nivele deputetësh e misistrash si të implikuar me krimin.  

Punësimi është elementi tjetër mbi të cilën batutat e Ramës nuk kanë të ndalur. Babai që kërkon punë për vajzën u kthye në parodi për udhëheqësin, duke mos kuptuar që ai i ka zhveshur njerëzit nga dinjiteti. Ajo vajzë, zoti Rama, mund të jetë një si shumë të rinj të tjerë që i kanë provuar e stërprovuar procedurat e tua për të qenë pjesë e programeve të punësimit e, me siguri, ajo e ka humbur besimin se mund të jetë pjesë e ndonjë vendi pune, në sajë të rekrutimit me meritokraci. Ndoshta ky dëshpërim mund të jetë shtysa e atij prindi për të kërkuar punë për vajzën e tij. Të rinjtë ka kohë që e kanë kuptuar që ky vend vetëm punësim në mënyrë të ndershme që nuk ofron, por mosha e mesme vijon të të besojë, jo sepse janë naivë, por sepse kanë burrëri dhe nuk mund ta konceptojnë e për më tepër ta kuptojnë që dikush mund të gënjejë 24 orë në ditë për platforma punësimi. Gjykimi juaj është skandaloz sepse, në vend që ta mendosh situatën më gjatë, fundja je i detyruar ta shohësh në mënyrë të tillë sepse je kryeministër i shqiptarëve dhe jo i militantëve, i bie shkurt e fyen e ironizon njerëz që nuk të duartrokasin dot sepse batutat që ti përdor për ata janë rrënqethëse e jo mundësi për të buzëqeshur vesh më vesh.

Taksat, elementi i tretë që fjalimi i Ramës përcolli, nuk nënkuptoi asgjë tjetër veçse mashtrimin e e radhës, një kërcënim real se kjo qeveri jo vetëm që nuk i paska rritur taksat, por i ka ulur ato!! LLogaridhënia edhe për këtë gjë, kaloi në kërkesë llogarie për qytetarët, përse nuk gëzohen që taksat janë ulur?! Vetëm se të thënat e kryeministrit krahasohen me buxhetin në fundin e muajit dhe çfarëdo që të thotë kryeministri, me apo pa kërcënim, nuk justifikon dot pagesat që bëjnë qytetarët sot. Ata mjafton të shohin faturat, pagat, siguracionet që paguajnë e shërbimet që marrin prej qeverisë dhe e bëjnë lehtë dallimin nëse taksat janë ngritur apo jo?!

Gjithsesi, llogaridhënia për kryeministrin ka filluar, e nëse këtu në mes të Tiranës kjo shfaqje u shit si përballje me qytetarët, çfarë duhet të presim për shfaqjet në qytetet në vijim?!

Tani secili prej nesh e kupton qartë se përse kjo qeveri nuk ka nevojë për institucion teatri sepse ajo vetë ka marrë përsipër të bëjë teatrin shëtitës. Trupa e qeverisë është angazhuar seriozisht për të vërë në skenë në sezonin në vijim “Rrobat e reja të mbretit”, por kjo pjesë është aktualizuar e përshtatur me realitetin shqiptar e këtej e tutje mund do ta shohim edhe në versionin “Rrobat e reja të popullit”!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...