Një Bravo për një Lider si Basha

Saturday, 26 May 2018 22:28

Nga Nard Ndoka

Dëshira e protestuesve dhe përgjegjësia e Liderit.

Rruga e “gjatë” e Bashës- më e shkurtër në pikën fundore.

Në europë shkohet me mendësi europiane; jo me mllefe “alla shqiptare”!

Kur thërret një protestë qytetare e politike, pjesmarrja është e madhe, e larmishme dhe e vështirë të menaxhohet.
Në protestë ka militantë që kërkojnë rrëzimin e qeverisë me çdo çmim; ka grupe të ndryshme që shfryjnë me dhunë ndaj policisë, institucioneve, xhamave, murit dhe kujdo që u del përpara.
Ka hallexhinj që kanë prekur fundin dhe vinë për shpagim. Ka qytetarë që vlersojnë protestën për pakënaqësitë e tyre: i kanë larguar nga puna, u kanë falimentuar biznesin, u kanë rritur taksat, u kanë hequr ndihmën ekonomike, u kanë neglizhuar.
Ka qytetarë që dalin për kauzë dhe ndjeshmëri demokratike. Ka manipulatorë, ka provokues, ka gjithfarë lloj protestuesish në një turmë që kërkon menaxhim, qetësi, drejtim dhe vendimarrje.

Lideri mund të “shkelë syrin”, mund ti mbyllë fare sytë dhe turma kupton dhe reagon duke realizuar qëllimin që ka në mendje, apo që vala dhe frymëzimi eksitues për dhunë rritet ndjeshëm.
Lideri largohet në drejtim tjetër dhe turma në vendin e “duhur”! Pra ka taktika, lëvizje, “neglizhencë”, çorientim artificial, skemë, goditje dhe çdo gjë tjetër të lexuar apo të parë.
Qytetarët sot kërkonin liri, kërkonin standarde për vendin e tyre, kërkonin reflektimin dhe largimin e ministrit të brendshëm dhe kryeministrit Rama.
Turma të merr përpara; turma don dhunë, shpagim, gjak, goditje, ozurpim, djegie, flakë dhe kur turma eksitohet, përfundimi nuk ka fund.

Unë e di se çfarë ka bërë Rama në opozitë, se çfarë ka bërë Berisha; e di edhe se çfarë ka vendosur Lulzim Basha.
Turma nuk mban përgjegjësi, Lideri po. Turma nuk merr vendime, Lideri po.
Turma të merr përpara, të shemb sëbashku me murin e zyrës, të djeg kolltukun, makinën, të fut shkopin në prapanicë.

Ndaj, Lideri është pasqyra, dielli, frymëzimi, por edhe “gardiani”, i të gjithëve. Lideri udhëheq qytetarët, drejton “turmën”, ruan institucionet, ruan edhe vetë policët, ruan qetësinë, ruan sigurinë kombëtare.

Lulzim Basha është ndryshe nga të gjithë që kemi parë. Është Lider tipik europian, por “turma” është akoma “made in Albania”.
Rruga që po ndjek Basha është më e gjatë, por si duken gjasat do rezultojë më e shkurtër në momentin final fundor.

Sot mund të kishim godinën e kryeministrit të djegur, godinën e ministrisë së brendshme, policë të djegur dhe lënduar, ministra të marrë peng, rrethim dhe qëndresë për disa ditë. Detyrim për zgjidhje politike, gjunjëzim të kundërshtarit, që në fakt e meriton.

Basha zgjodhi rrugën e “gjatë europiane”, që është gdhendur në postulatin popullor: “rruga e gjatë të nxjerr më shkurt”!
Bravo Lulzim Basha! ✌️ /News.al/

Modifikuar më Saturday, 26 May 2018 22:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...