Fytyra e përgjakur e medias

Diel, 27 May 2018 10:04

Nga Flori SLATINA

Portreti i përgjakur i kryeredaktorit të gazetës së parë opozitare “RD”, Bledi Kasmi, dje bëri xhiron e botës, ku shteti dhe policia e Edi Ramës përdori pa mëshirë shkopinjtë e gomës kundër medias, gazetarëve, demonstruesve paqësorë. Ky portret, njëherësh tregoi edhe fytyrën e qëndrimin real të këtij shteti e këtij regjimi ndaj medias, gazetarëve të opozitës, qëndrim, i cili dje arriti kulmin e tij me egërsinë dhe papërgjegjshmërinë e tij.

Pas dhunës vebale, kërcënimeve të hapura, fyerjeve e qëndrimeve denigruese nga vetë kryeministri Rama, strukturat e shtetiti të tij përdorin dhunën ekstreme për t’i mbyllur gojën shtypit, medias opzitare, atë pjesë të medias që denoncon çdo ditë papërgjshmërinë e tij.

Dhuna ndaj medias, në radhë të parë është e nxitur nga vetë Edi Rama. Dhe këtë e bën sa herë që nuk ia del dot me të blerë. Nuk mund të gjendet një kryeministër në botën demokratike që të shajë  hapur e cdo ditë mediat, duke i etiketuar ato me epitetet më fyese si “kazanë mediatikë”, duke fyer gazetarët drejtpërdrejt vetëm se nuk është në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve më elementare që një gazetare e re i drejton atij për enturazhin kriminel që ka rrreth vetes. Vetëm muajin e fundit rastet eksteme të dhunës ndaj gazetarëve janë shtuar ndjeshëm.  Rama ka braktisur konferencën e shtypit që po mbante në aeroportin e Rinasit, fill pas Samitit të Sofjes, pas pyetjes së gazetares Ambrosia Meta, “A nuk ka PS njerëz, që nuk kanë vëllezër apo kushërinj të lidhur me drogën që të drejtojë Ministrinë e Brendshme?”. Pavarësisht indimidimit që Rama tentoi t’i bënte, gazetarja qëndroi deri në fund me fjalën e saj.   Gazetari Jetmir Olldashi është kërcënuar pasi ka treguar gjatë emisionit “Opinion” rrugëtimin e tij në Vlorë, takimin me Albert Veliun dhe dilemat që kishte në lidhje me investigimin që e çoi drejt Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm. Kryeredaktori i “RD”-së Bledi Kasmi, goditet me shkop gome dhe pëson plagë të rënda, 11 qepje në kokë. E plot raste të tjera kërcënimesh me mbyllje gazetash, emoisione, portale, me largime nga puna,  që vijnë nga Pushteti i Katërt.

Sot është e vështirë në Shqipëri që të bësh gazetarin, sepse do të të duhet të përballesh me poshtërimin, fyerjet, kërcënimet e qeverisë dhe strukturave shtetërore e kriminale që mbështesin atë. Për fat të keq sot gazetari është i pambrojtur dhe përballë rrezikut të përditshëm dhe dilemës nëse duhet të zgjedhë të vërtetën apo kompromisin, kur shikon se jeta jote dhe e  familjes janë në rrezik.  

Ata shkopinj që goditën dje kryeredaktorin e RD-së, Bledi Kasmi, kanë rënë mbi gjithë gazetarinë shqiptare. Sot ne ndihemi të gjithë të rrahur, të kërcënuar. 

Në muajin qershor BE mund të çelë negociatat me Shqipërinë, por plagët e medias që shkakoi e po shkakton ky pushtet do të duhet kohë që të sëhrohen, sa kohë që dhuna e terrori, krimi dhe pasiguria shtohen çdo ditë! 

Modifikuar më Diel, 27 May 2018 10:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...