Rama injoron konferencën e rëndësishme, kapet në momente aspak serioze (video)

Saturday, 02 June 2018 09:41

Edi Rama e tepron në konferencën e rëndësishme, mediat e kapin në momente aspak serioze

Gjatë qëndrimit në Vjenë të Austrisë, Kryeministri i vendit Edi Rama ka qenë i ftuar për të marrë pjesë në promovimin e librit “New state, Modern statesman”, të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në këtë konferencë të organizuar në Akademinë Diplomatike të Vjenës pati të pranishëm shumë gazetarë, studiues dhe diplomatë karriere që merren prej vitesh me çështjen e Kosovës, si Albert Rohan dhe Wolfgang Petritsch.

Pavarësisht se ndodhej përpara të ftuarve, Rama ka krijuar idenë se ka shkuar atje i detyruar dhe jo i bindur se ishte një konferencë që ia vlente pjesëmarrja e tij.

Ai është kapur nga mediat vendase dhe të huaja në momente aspak serioze, teksa kishte mbushur një fletë të madhe me vizatime, ndërkohë që të pranishmit e tjerë në panel vijonin diskutimet.

Kjo shpërfillje e Edi Ramës ka tërhequr vëmendjen e bashkëbiseduesve që ai kishte në krah.

Modifikuar më Saturday, 02 June 2018 10:21

Video

Login to post comments