‘Shërbëtorët’ e Ramës maskohen si qytetarë, zbulohet skema e mashtrimit

Saturday, 02 June 2018 11:21

Detaje të reja kanë dalë nga takimi i Kryeministrit Edi Rama me drejtorët rajonalë në Elbasan.

Sipas burimeve konfidenciale të Fax News në Elbasan, bëhet me dije se takimi ka qenë i tensionuar.

Sipas burimeve në takim është zbuluar skema që ka përdorur qeveria Rama për të parë efektivitetin e punës në këto drejtori.

Konkretisht, mësohet se punonjës nga Tirana janë maskuar si qytetarë dhe kanë kërkuar shërbim në këto drejtori.

Në këto raste janë zbuluar shumë problem me administratën në Elbasan, si arrogancë nga ana e punonjësve, pritje të gjata, përgjigje të pakthyera.

Kryeministri Rama ka qenë i ashpër në takimin me drejtorët ku mësohet se ka thënë se performanca për 50% të tyre lë shumë për të dëshiruar.

Modifikuar më Saturday, 02 June 2018 12:43
Login to post comments