Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar ditën e sotme lidhur me ecurinë e ekonomisë shqiptare.
Përmes një statusi në profilin e saj në Facebook, Tabaku thotë se vendi ynë është futur në një krizë të thellë.
Tabaku ka demaskuar edhe propagandën që bëhet nga kryeministri Edi Rama në ERTV.
Reagimi i Tabakut:
REALITETI dhe PROPAGANDA e Ramës
REALITETI:
Të dhënat zyrtare tregojnë se në Maj 2018 mbyllën aktivitetin 1016 biznese.
Në 5 muaj, Janar-Maj 2018, 5848 biznese mbyllën qepenat.
Çdo biznes që mbyllet do të thotë rroga që nuk paguhen më, kryefamiljarë dhe të rinj që mbeten pa punë, më pak të ardhura dhe më shumë varfëri për familjet shqiptare.
Të dhënat zyrtare të kreditimit të ekonomisë konfirmojnë krizën ekonomike!
Ky është muaji i pestë rradhazi që kreditimi ulet.
Kredia per bizneset në Prill 2018 rezulton 17 milione dollare më pak sesa Marsi dhe 80 milionë dollarë më pak se Prilli 2017.
PROPAGANDA:
Për propagandën shikoni se si Edi Rama gënjen live në ERTV. /55News.al/