Në një kohë kur pritet që qeveria të verë në zbatim taksën në Rrugën e Kombit, Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili nëpërmjet një statusi në faqen e tij “Facebook” bën thirrje për refuzim taksës. Kryeministri u vetëdeklarua fajtor për revoltën shume të drejtë, por peng i interesave dhe përfitimeve të errëta përsëri po përgatit taksën, shkruan Vasili. Për vasilin taksa është tërësisht e padrejtë pasi qytetarët e paguajnë vlerën e saj në çmimin e karburantit, para të cilat Rama i shpërdoron për të mbjellë palma të thara, për zyra etj.
Statusi i plotë i Petrit Vasilit:
Prap do vene takse ne rrugen e Kombit keta? REFUZOJENI TAKSEN E RRUGES SE KOMBIT !!!
Kryeministri u vetedeklarua fajtor per revolten shume te drejte,qe ndodhi,kur ai vuri taksen ne rrugen e Kombit.
Dhjetra kukesiane u arrestuan dhe disa jane akoma ne burg.
Kryeministri peng i interesave dhe perfitimeve te erreta perseri po pergatit taksen,qe do te vere serish ne rrugen e Kombit.
Paguajne shqiptaret cmimin me te larte te karburantit ne gjithe Ballkanin dhe Europen bashke sepse brenda tij jane qindra milion euro per mirembajtjen e rrugeve.
Keto qindra milion euro, qe u merr kryeministri ne çdo liter karburant,nuk i perdor per rruget,por i grabit per te mbjelle palma te thara buze rruge, per zyra,tualete zyrash,ekspozita pikturash idiote,
sokake qytetesh, qe i shtron dhe i shqep dhjetra here,per koncesione etj etj.Menuja e grabitjes dhe e shperdorimit eshte pa fund.
Ti jape fund ketij maskaralleku kryeministri me parate e mirembajtjes se rrugeve dhe tjua ktheje ato perseri rrugeve.
Deri atehere ka vetem nje qendrim: REFUZOJENI TAKSEN E RRUGES SE KOMBIT.