Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetin social ‘Facebook’ një video të realizuar në ambientet e Drejtorisë Arsimore në Berat.
Në videon shfaqet një grup fëmijësh të vegjël që kërcejnë me rastin e 1 Qershorit, së bashku me kreun e Drejtorisë Arsimore në Berat, Selman Hodaj.
Me këto pamje Berisha ironizon festat që bëheshin me fëmijët në kohën e regjimit komunist të Enverit.
"Drejtori i drejtorise arsimore te Beratit feston 1 qershorin me fatosat e Enverit me shami te kuqe ne qafe! Shikoni videon e qytetarit dixhital! Sb”, shkruan Berisha