Edi Rama e ka kthyer shtetin shqiptar në kornizën më qesharake që ai ka qenë ndonjëherë. Pas dështimeve të njëpasnjëshme të tij, për të mbajtur në narkozë popullin përditë e më tepër janë shtuar dozat e propagandës. Pasi “arritjet” nuk kanë ku të shkojnë më, pasi mbledhjet në formë plenumi u ka dalë boja, tanimë ministria e propagandës e Ramës, në kohën e promovimit të drekave të drejtpërdrejta të “arkitektit” të Shqipërisë së re me fshatarët e thjeshtë, do përpiqet ta fusë aktorin e vet në ndonjë WC, e prej andej të flasë për kanalet e ujërave të zeza. Sinqerisht nuk e kuptojmë kush e tall Ramën kaq shumë nga stafi i vet? Nuk janë parë e as dëgjuar, as në kohën e merhumit, të filmohen drejtpërdrejt e ditë pushimi në të gjitha televizionet, me regji të posaçme, proceset e përditshme të njeriut. Nëse kjo do ndodhë vijimësisht, Rama ka plot gjëra për t’i treguar publikut e që përpiqet sa herë që i kryen të shohë majtas e djathtas disa herë nga frika se mos filmohet e incizohet. Rama po shihet përditë si një i papunë që vjen vërdallë vetëm për propagandë. Degradimi ku ka arritur është për t’u mëshiruar. Sigurisht në WC do përfundojë. Jo vetëm atë politike, në të cilën e ka marrë rrugën tashmë. Sepse ajo është WC e Rusisë dhe Turqisë. /55news.al/