Ish Ministri i Drejtësië Ylli Manjani ka publikuar një foto të kryeministrit Rama i cili është duke ecur në këmbë në një shesh ku besimtarë myslimane po falen. Nëpërmjet fotos Manjani ironizon dhe godet sjelljen e kreut të qeverisë ndaj besimtarëve, i cili vetëm për të ngrënë ulet me ta, pasi kur ishte kryetar bashkie i shkelte me këmbë.
Statusi i plotë i Manjanit:
“Po kur bën sikur i respekton Myslimanët!!
Vite më parë, kur ishte Kryetar i Bashkisë, i shkelte me këmbë (literalisht) ritet fetare të tyre.
Sot shtron iftare elektorale dhe flet për perëndimin, por me kokë nga Turqia dhe mendje nga Rusia.
Kjo foto tregon në të vërtetë se sa “i respektshëm” është. Vetëm për të ngrënë ulet me ta.
Në të vërtetë, Qeveri e tepsisë është!, shkruan Manjani në faqen e tij në "Facebook".