Kryeredaktori i gazetës "Rilindja Demokratike" Bledi Kasmi, në Komisionin e Medias, i thirrur vetëm nga anëtarët e djathtë të këtij komisioni për të dëshmuar në lidhje me dhunën e ushtruar nga policia e shtetit më 26 maj 2018.
Kësaj radhe mora një goditje të fortë me shkop hekuri në kokë. Nuk dua ta fsheh asgjë:
Për gjatë gjithë kohës kam qënë në protestë duke fotografuar dhe filmuar si para Kryeministrisë ashtu edhe para Ministrisë së Brendshme. Aty pati konfrontimet e para me Policinë për shkak të bandierave që pengonin rrugën e protestuesve. Ndaj u zhvendosën herë pas here. Nuk kishte një kufi të qartë ku qëndronte Policia dhe ku protetsuesit. Kishte një podium ku mund të ngjiteshe dhe të filmoje. Madje kam ndihmuar edhe kolegët e tjerë dhe pas një kërkese nga një koleg me kamera, jam ulur dhe i kam liruar vendin atij.
Në këtë moment kisha gazetarët nga njëra anë dhe nga ana tjetër protestuesit. Protesta nuk kishte pamje të qarta në të gjitha këndet, nuk kemi filmim të të gjithës për të kuptuar dinamikën e asaj që ndodhi. Shpeshherë kordoni i Policisë shtynte me forcë protestuesit dhe ata rezistonin. Gjithçka ishte e qetë deri në momentin kur ata
Një protestues u godit me shkop gome në qafë dhe pas shpine dhe ka rënë pa ndjenja. Emri i tij është Kastriot Hasko. Ai ka shkuar pa ndjenja në spital dhe atje është përmendur, kjo mund të verifikohet. Pas këtij incidenti të dhunshëm kemi qenë në kushtet e vetëmbrojtjes. Nuk kishte shumë zgjidhje veçse të vetëmbroheshe dhe një nga ato zgjedhje ishte të bëja dhe unë duke vendosur duart tek bandiera e hekurt dhe duke mos lejuar perceptimin .
Në atë moment nuk e di pse shkopi i gomës më zgjodhi mua. Jam goditur mbi 3-4 herë dhe më e forta ishte se nëse do të ishte pak cm më poshtë, do të ishte vdekjeprurëse. Kam parë më vonë se kishim të bënim me një skemë të qartë për të më goditur mua, pasi midis policëve u hap një korridor dhe personi që erdhi më qëlloi dhe pas tij korridori u mbyll. "