FRPD sot sërish në protestë, Belind Këlliçi: Me Ramën-Xhafën-Tahirin nuk ka Europë

Tuesday, 05 June 2018 10:31

Sot sërish në orën 18:00 të rinjtë e PD do te takohen përpara Ministrisë se Brendshme per largimin e Fatmir Xhafes, per Shqiperine si e gjithe Europa. Lajmi jepet nga kreu i FRPD Belind Kelliçi

Dje u çel prane Ministrisë se Droges, drejtuar nga Fatmir Xhafa, ekspozita e piktorit/kryeminister Edi Rama me titull: “Arritjet e Rilindjes ne arenen ndërkombëtare”. “Ne te gjithë qytetaret kishin mundësi te shihnin me syte e tyre se si mediat me prestigjioze Europiane dhe botërore pasqyrojnë lidhjet e krimit dhe droges me qeverine e Edi Rames. U bene tashme 3 jave nga publikimi i fakteve se vellai i ministrit te brendshem i denuar per trafik droge, jo vetem mbrohej nga Fatmir Xhafa, por i sigurohej liri dhe mbeshtetje per te ushtruar aktivitetin e paligjshem, duke drejtuar trafikun e droges ne Vlore. Tashme te gjithe e dine se Edi Rama eshte urdheruesi i lirimit te Saimir Tahirit, mbajtjes se Fatmir Xhafes ende ne krye te ministrise se brendshme dhe kapjes se prokurorise. Integrimi i Shqiperise ne Europe po bllokohet per shkak te Edi Rames, Fatmir Xhafes, Saimir Tahirit e lidhjeve te tyre me krimin” – tha dje Belind Këllici.

Modifikuar më Tuesday, 05 June 2018 10:33
Login to post comments