Negociatat/ ambasadori italian: Qeveria të bindë vendet anëtare

Tuesday, 05 June 2018 10:33

Situata për Shqipërinë në këtë moment të rëndësishëm për negociatat sa po vjen dhe po komplikohet më shumë. Italia, e cila konsiderohet nga politikanë të të dyja shteteve si ‘avokate’ e Tiranës në këtë proces, duket se është distancuar në përpjekjet për të ndihmuar vendin tonë në hapjen e negociatave në muajin qershor.

Ambasadori italian, Albert Cutillo ka deklaruar së fundmi se i takon Qeverisë dhe popullit shqiptar që për këtë periudhë që ka mbetur të ndryshojë idenë e atyre shteteve që janë skeptike. “Shumica e shteteve kanë dhënë opinionin e tyre pozitiv dhe kush akoma është duke menduar ndoshta mund të ndërrojnë edhe ide. Gjithsesi i takon qeverisë dhe popullit shqiptar për këtë periudhë që kanë mbetur të ndryshojnë idenë e atyre që janë skeptikë.  Mes opozitës dhe qeverisë ka kontraste, por është e rëndësishme që gjithsesi të gjejnë të përbashkëtën e objektivit që na pret”, është shprehur Cutillo.

Me këtë distancim të Italisë, Shqipëria duket se ka mbetur pa një ‘avokat’ të fuqishëm brenda BE-së, ku duhet të përballet me shtete si Gjermania, Franca dhe Holanda.

Modifikuar më Tuesday, 05 June 2018 10:42

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...