Komani mbulohet nga mbeturinat toksike dhe plehrat

Tuesday, 05 June 2018 13:00

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij ‘Facebook” mesazhin e një qytetari që denoncon katastrofën mjedisore të radhës që i bëhet vendit tonë nga qeveria. Berisha ka postuar 2 foto nga Liqeni i Komanit i cili është i mbushur me mbeturina dhe plehra toksike.

Statusi i plotë i Berishës:

Narkoqeveria e piktorit deshtak, simbol plehrash dhe pislleku mjedisor!

Liqeni mahnites i Komanit katasrofe mjedisore!

“Mirdita zoti berisha,Jam nje person qe kam nje Shtepi pushimesh ne Liqenin e Komanit .Po vine turista shume kete vit dhe po mahniten me bukurit natyrore te kesaj zone .Por kur shofin gjithe keto mbeturina plehra toksike ne liqen ngelin pa fjal dhe na pyesin.Ore a keni shtet ju a keni qeveri?Ju lutem publikoni keto foto.Flm”

Modifikuar më Tuesday, 05 June 2018 13:21
Login to post comments