"Fatziu i Drogës po mban peng hapjen e negociatave të Shqipërisë"

Tuesday, 05 June 2018 11:46

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme për deklaratën e Presidentit të Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul, i cili është shprehur qartë se nuk mund të ketë çelje të negociatave nëse nuk shkarkohet Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Berisha thotë se deklarata e tij fakton edhe një herë se bllokuesi i integrimit të Shqipërisë drejt BE është Edi Rama.

Reagimi i plotë:

Xhafa i Droges bllokuesi i hapjes se negociatave!

Presidenti i Partise Popullore Europiane, Joseph Daul, ka kërkuar largimin e Fatziut nga Ministër i Brendshëm.

Te dashur miq, gjatë mbledhjes së Asamblesë Politike të Partisë Popullore Evropiane ne Varshave, Presidenti Jozeph Dual ndër të tjera, është shprehur:

“Ne po e ndjekim nga shumë afër qeverinë shqiptare, për shkak të përfshirjes së Ministrit të Punëve të Brendshme në trafikun e drogës dhe krimin e organizuar. Nëse nuk përmbushen principet e zbatimit të ligjit, unë nuk shoh se si mund të ketë një përgjigje positive për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ndaj ne duhet të shohim nëse do të ketë ndryshime deri në samitin e ardhshëm”.

Pra te dashur miq, Fatziu i Droges po mban peng hapjen e negociateve te Shqiperise me Bashkimin Europian! Kjo fakton edhe njehere se Edvin Kristaq Rama, midis Europes dhe Droges ka zgjedhur Drogen dhe parate e saj te krimit!

Largimi tij nga pushteti eshte rruga e vetme per te ecur drejte Bashkimit Europian! sb /55News.al/

Login to post comments