Xhafaj urdhëron arrestimin e të rinjve protestues, droni i prishi sigurinë Ramës

Tuesday, 05 June 2018 18:59

Gjatë aktivitetit në Orikum për çeljen e sezonit turistik, ku i pranishëm ka qenë Kryeministri Rama dhe ministri Xhafaj, një surprizë u është bërë qeveritarëve nga të rinjtë e FRPD-së.

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike prej ditësh kanë bërë protesta të vazhdueshme ku kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Sot, përveç se në Tiranë ku protestuan para Ministrisë së Brendshme, ata protestuan edhe në Orikum, ku ndodhet kryeministri së bashku me ministrin në çeljen e sezonit turistik. Gjatë kohës që po fliste Xhafaj, të rinjtë e FRPD-së kanë ngritur një dron me një baner shkruhej: “Mjaft zgjodhi mafia dhe droga ministrat, të zgjedhë ndonjë dhe populli”.

Pas ngritjes së dronit, veprimi Garda e Republikës dhe policia është vënë në ndjekje të personave që ngritën dronin dhe protestuan. Raportohet se disa nga të rinjtë e FRPD-së u shoqëruan në komisariat.

Modifikuar më Tuesday, 05 June 2018 19:31

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...