Romeo Gurakuqi: 5 kërkesat që parashtrova në Komisionin e Ekonomisë për Shkodrën

Tuesday, 05 June 2018 19:00

Deputeti i Partisë Demokratike për Shkodrën, Romeo Gurakuqi herë pas herë ka ngritur shqetësimet e qytetarëve shkodranë në sallën e Parlamentit dhe jo vetëm por dhe institucione duke kërkuar zgjidhjen e tyre.

Sot deputeti Gukakuqi ka shtruar disa probleme me të cilat përballen banorët e qarkut Shkodër duke kërkuar që të gjendet zgjidhje

Ja statusi në FB i Romeo Gurakuqit

“Sot ne Komisionin e Ekonomisë, ne cilësinë përfaqësuesit te Qarkut Shkodër ne Parlament, kam shtruar këto probleme:

1- Përdorimi politik i Ministrisë se Punëve te Brendshme, si një prej shkaqeve te lënies se hapësirave te mëdha te territorit ne Shqipërinë e Veriut, jashtë strukturave efikase te rendit publik;

2- Mungesa e një regjistri pronësor te përcaktuar, mbi bazën e njohjes se pronësisë tradicionale te banoreve te zonave turistike malore (Kelmend, Shkrel, Shale, Shosh, Pult) dhe lagjeve bregliqenore te qytetit te Shkodres ( Shiroke dhe Zogaj). E domosdoshme regjistrimi dhe njohja e pronës stergjyshore, ne shtëpitë e banimit, ne kullotat e livadhet e zonave Alpine, te banoreve te këtyre aneve.

3-Alpet pa një sistem te furnizimit me energji elektrike dhe pjesa me e madhe e luginave ndërlidhëse, janë pa rruge te përshtatshme automobilistike: referohuni statistikave te Ministrisë se Financave. Investimet qeveritare janë zero, ndërkohë qe projektet ekzistojnë. Politika asimetrike zhvillimore; sjellje qeverisëse jo nacionale, por bazuar mbi interesa krahinore te perfaqesise socialiste.

4- Paraja e drogës e grumbulluar ne 5 vite e qeverisjes socialiste, nga qenia ne krye te rendit publik, te ministrave me ndërlidhje me boten e trafikut, priret te depërtojë dhe investohet ne hapësirat pronësore tradicionale ne zonat turistike, qe janë ende te paregjistruara, duke goditur kështu te drejtat e pronareve te vërtete. Ne vend qe te nxitet turizmi vendas, po krijohen kushte për investim te parëse se trafiqeve dhe shpronësim e nxjerrje e rafinuar prej pronave, te banoreve vendas qe largohen kështu drejt emigracionit.

Jemi ne kushtet e depërtimit te investitorëve anonime, rioshesh, titullarë firmash, origjina e parave te te cilëve nuk dihet.

  1. 5. Problemi i hidrocentraleve ne zonat e Alpeve: e domosdoshme pyetja me referendum e komuniteteve, vlerësimi i specialisteve mjedisore, studimi nga specialistet i impaktit ne ekosistem, kushtet përfituese te komuniteteve, ne rast se vendoset qe projektet te lejohen. Kushti themelor: investitorë serioze nga BE”.
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...