Shqipëria, mbledh luftëtarët e ISIS/ Rama vendos pa pyetur parlamentin

E mërkurë, 06 June 2018 10:40

Kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka denoncuar mungesën e transparencës së qeverisë shqiptare ndaj qytetarëve të saj për çështje të rëndësishme kombëtare. Së fundmi është vendosur për ngritjen e një qendre kordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit, nga kryeministri i vendit, ndërkohë që ky është një vendim që i takon parlamentit. 

Statusi i plotë i Vasilit:

Qender koordinimi per ISIS??? Kete duhet ta vendose Parlamenti jo Kryeministri.

Nga kryeministri i Bullgarise shqiptaret marrin vesh qe do te ngrihet nje qender koordinimi per luftetaret e kthyer nga ISIS.

Sikurse per muhaxhedinet e Iranit perseri vetem Shqiperia u vetofrua per nje nisme te re serish delikate me te njohura dhe te panjohura per te cilat as shqiptaret as dhe as parlamenti nuk dine asgje.

Po perse vendet e tjera nuk i pranojne keto nisma?

A eshte Shqiperia nje vend, qe shkelqen lidhur me sigurine me shume se vendet e tjera?

Trafiqet dhe krimi i organizuar ne rritje ne Shqiperi a e ulin me tej sigurine?

A jane dakord shqiptaret me pranimin vetem nga Shqiperia e ketyre nismave te cilave vendet e tjera,me nivele te larta sigurie dhe shume me te fuqishem ekonomikisht u shmangen?

Perse gjithmone qeveria vepron pa trasparence dhe pa informuar shqiptaret per cfare do te ndodhe ne atdheun e tyre?

Perse nuk shtrohen per diskutim ne parlament keto nisma kaq delikate per te qartesuar anet negative dhe pozitive te tyre pasi vendimet kane te bejne me shqiptaret?

Kryeministri nuk eshte pronar i Shqiperise,ai eshte thjesht administratori i radhes se qeverise,ndaj vendimet qe shtrihen nder vite me te gjithe pasojat negative dhe pozitive te tyre qe bien mbi shqiptaret,duhet ti marre vetem parlamenti eshte i vetmi pushtet qe ka detyren kushtetuese te vendose pasi i gjithe populli perfaqesohet aty.

“Në Shqipëri do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit”, u shpreh Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur dje bashkë me Kryeministrin Rama. /55news.al/

Modifikuar më E mërkurë, 06 June 2018 11:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...