Halli i madh i Kryeministrit, audienca e ERTV për ‘faqe të zezë’

E mërkurë, 06 June 2018 12:54

Kryeministri Edi Rama që para nisjes së fushatës vitin e shkuar, lançoi hapjen e kanalit të tij televiziv në Facebook “ERTV”. Që prej hapjes ERTV ka kapur nivele rekord ndjekësish në kohë reale. Shifra më e lartë ka arritur në 6700 ndjekës në kohën kur Rama kërkonte timonin e famshëm nëpër Shqipëri.

Ndikimi i kanalit të Kryeministrit “zilepsi” edhe drejtuesit e emisioneve që më shumë ndiqeshin në ERTV sesa në televizionet përkatëse.

Rama në Fushatë

 

Por duket se audienca e Ramës nuk është në ditët më të mira. Paraditja e sotme e provoi këtë fakt. Si asnjëherë më parë për më shumë se 30 minuta Kryeministri nuk e kaloi shifrën e 400 ndjekësve në ERTV Live.

Kryeministri njihet si një nga politikanët më aktivë në rrjetet sociale. Pak kohë më parë ai u përzgjodh në Top 10-shen e liderëve më aktivë në botë.

Siç duket “populli” virtual që ndjek Kryeministrin në Facebook është lodhur.

Presim cila do jetë “shpikja” e radhës për të rritur audiencën e Ramës në ERTV, që për hir të së vërtetës s’ka qenë kurrë kaq në ditë të hallit…

sot

faxnews

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...