Basha zbulon vendimin e prokurorisë për audio-përgjimin, paralajmëron Ramën

E Enjte, 07 June 2018 13:31

Kreu i Partisë Demokratike  ka denoncuar skenarin kriminal të vendimit për autenticitetin e audio-përgjimit të bisedës mes vëllait të Fatmir Xhafajt dhe dëshmitarit X , Albert Veliu. Basha ën një konferencë urgjente nga selia e PD-së tha se në bazë të informacioneve që vijnë edhe nga ndërkombëtarët, Prokuroria do të deklarojë se audio-përgjimi nuk është i vërtetë.

Sot dua të denoncoj faktin se me këto veprime prokuroria është vetëdemaskuar. Të dhënat tona të besueshme përfshirë edhe ndërkombëtarëve, konfirmojnë se Rama-Xhafaj me ndihmat e Arta Markut dhe Donika Prelaj do të shpallin si fals audio-përgjimin. Këtë skenar kriminal ne e kemi paralajmëruar që ditën e parë ku denoncuam shpërthimn e skandalit të familjes mafioze Xhafaj” tha Basha.

Kryedemokrati paralajmëroi ndëshkimin ligjor për të gjithë zyratrët e përfshirë në këtë skenar. “Rama njëlloj si skenarin me Habilajn edhe sot nuk i ka bërë llogaritë mirë. Paralajmëroj Ramën e Xhafën se skenarin kriminal për kërcënimin e dëshmitarit, falsifikimin e vendimit për audio-përgjimin vetëm do zhytet më thellë në krim.  Çdo zyrtar që është përfshirë në këtë skenar do të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Tashmë është e qartë se Rama e Xhafaj nuk punojnë më për interes të qytetarëve por për trafikantët, deklaroi Basha.

Deklarata:

"Prokuroria Rama-Xhafaj-Marku vuri në dispozicion të Agron Xhafës në mes të natës prokurorët. Organi i prokurorisë veproi pa asnjë ndryshim sipas skenarit kriminal të hartuar nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj.

Prokuroria Rama-Xhafaj-Marku lejoi largimin nga Shqipëria të Agron Xhafajt pa guxuar ta marrë atë në pyetje si trafikant droge, pa e nxjerr me zë e figurë përpara shqiptarëve, dhe pa e ballafaquar me dëshmitarët e çështjes.
Pranoi në fshehtësi të plotë “mostrat” e zërit të regjistruara privatisht në mes të natës, edhe pse për t’u realizuar ekspertiza kërkohet që regjistrimi të kryhet në të njëjtat kushte dhe me të njëjtat pajisje siç është bërë edhe përgjimi fillestar.
Vuri në dispozicion të trafikantit në mes të natës prokurorët e Prokurorisë së Tiranës, të cilët nuk guxuan të kërkonin asnjë provë që zëri i regjistruar si kampion eksperimental është apo jo i Agron Xhafajt.
Brenda natës (15 Maj 2018) Prokuroria e Tiranës me urdhër të treshes Rama-Xhafa-Marku regjistroi kallëzimin penal të Agron Xhafajt për “kallëzim të rremë”; hodhi shortin për caktimin e prokurorit; prokurori i caktuar mori në dorëzim dosjen dhe shqyrtoi materialet fillestare; prokurori vendosi të regjistrojë procedim penal;
prokurori vendosi të kryejë veprime hetimore siç ishte administrimi i dëshmisë së Agron Xhafajt; prokurori vendosi të marrë në pyetje dëshmitarin Albert Veliu, ende pa u bërë publik identiteti i tij; prokurori vendosi të kryejë një tjetër veprim hetimor siç ishte vendimi për ekspertim; prokurori vendosi të caktojë ekspertin; prokurori vendosi të pranojë mostrat e zërit; prokurori vendosi transferimin e çështjes pas kësaj për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda”, tha Basha.
Sipas tij, të gjitha këto u kryen brenda 24 orëve, sepse skenari kriminal i Edi Ramës parashikonte fshehjen të nesërmen (16 Maj 2018) jashtë Shqipërisë të Agron Xhafajt. Dërgoi për ekspertim materialet që i caktoi Edi Rama dhe ia dorëzoi të gatshme nëpërmjet Agron Xhafajt. Dërgoi për ekspertizë materialet e çështjes atje ku urdhëroi Edi Rama, duke mos guxuar që të zgjidhte ajo vetë laboratorin se ku duhet të kryhet ekspertiza, dhe duke mos përdorur edhe precedentët e mëparshëm të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar (FBI).

Nuk guxoi kurrë të verifikonte tabulatet telefonike të Agron Xhafajt apo qelizat telefonike të tij për të përcaktuar nëse Albert Veliu (dëshmitari X) dhe Agron Xhafaj, kanë komunikuar apo jo së bashku, dhe nëse kanë qenë apo jo në të njëjtën vendndodhje ditën dhe orën e realizimit të përgjimit ambiental. Do të mjaftonte kjo për të qartësuar se audio-përgjimi ka dy protagonistë, Albert Veliun që e pranon me zë e figurë, dhe Agron Xhafajn të fshehur me urgjencë me urdhër qeveritar.
Të dhënat tona të besueshme, të konfirmuara edhe nga disa burime, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, konfirmojnë se Fatmir Xhafaj ka paracaktuar rezultatin final të hetimit. Ashtu siç ka urdhëruar dhe paralajmëruar edhe Edi Rama, audio-përgjimi do të vlerësohet jo autentik, kësaj here edhe me vulë të prokurorisë Rama-Xhafa-Marku; zëri i Agron Xhafajt do të dal zëri i Arta Markut; trafiku i drogës do të konsiderohet eksport bananesh; trafikanti Agron Xhafaj do të shpallet aktor e më pas qytetar nderi; Fatmir Xhafaj do të kurorëzohet Ministër kampion në luftën ndaj trafikut të drogës”, deklaroi Basha"

Modifikuar më E Enjte, 07 June 2018 13:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...