×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

U tha se do ishin në Kuvend, seanca nis pa opozitën. A do të ketë një skenar?

E Enjte, 12 Prill 2018 10:25

Nis seanca plenare në Kuvend, ndërsa derimë tani opozita nuk është e pranishme në sallë.

Edhe pse u tha dje se PD dhe LSI do të ishin pjesë e Kuvendit, nuk dihet nëse vonesa e partive politike të opozitës lidhet me ndonjë skenar të tyre. Në sallë mungon dhe kryeministri Rama. Dje u tha se opozita po përgatiste një skenar që të bllokonte fjalën e Ramës në Kuvend.

Nga ana tjetër LSI-ja ka këmbëngulur me kërkesën e saj për përjashtimin e Edi Ramës nga Kuvendi, për shkak të përdorimit të gjuhës fyese nga ana e tij rreth dy javë më parë, ku krahasoi shqiptarët me organin gjenital të meshkujve.

Seanca ka nisur me një raportim  të punës së KQZ-së nga kreu i këtij institucioni Klement Zguri.

Login to post comments