Raporti i Freedom House në lidhje me disa çështje të nxehta të politikës shqiptare siç ishte dhe zgjedhja e Presidentit Meta, është një artikull propagandistik që më së shumti duket si vijim i serialit socialist “Faji është tek tjetri”.
Ish Ministri i LSI-së Ylli Manjani nuk është kursyer në akuzat që ka bërë drejtuar kryeministrit Rama, duke u shprehur se raporti është në të njëtën linjë me interesin e tij, i cili ka qenë dhe mbetet, tek “gjetja” e fajit tek të tjerët dhe asnjëherë tek vetja.
Madje Manjani shkruan se Rama është gati të gjejë faj tek i vëllai dhe gruaja e tij, mjafton që ai të “punojë” i qetë.
Postimi i Manjanit
House of Propaganda…
Vijon seriali propagandistik “Faji është tek tjetri”.
Deri tani kemi parë këto seri:
– Për keqqeverisjen e Tij, fajin e ka LSI-ja.
– Për korrupsionin e Tij dhe të kujtdo tjetër, fajin e ka si gjithmonë Ilir Meta!
– Për drogën, tashmë fajin e ka Saimiri!
– Për arrogancën e Tij në qeverisje, fajin e ka Saliu!
– Për vjedhjen e zgjedhjeve që bëri, fajin e ka “Rusi” Lulzim!
– Për shkatërrimin e Parlamentarizmit, fajin e ka çizmja e Monikës!
– Për drejtësinë që ka kapur vetë me të dyja duart, fajin e ka Lu! Ky i fundit ja hedh fajin Llallës!
– Për taksat e larta që vendos Ai vetë, fajin e ka populli vandal!
– Për mbylljen e gojës kritikëve, fajin e ka “kazani”, pra Media!
– Për pronat që ka bllokuar, fajin e kanë Pronarët!
– Për koncensionet dhe PPP kriminale, fajtore është Qeveria e së shkuarës! ( Me historinë e dy kullave të Brojkës, mbushi Tiranën me ndërtime Ai).
– Për shëndetësinë fajin e ka Beqja!
– Për arsimin, fajin e ka Tritan Shehu, Ornela Pampuri dhe unë që nuk pranojmë orët e hapura të LGBT!
– Për ekonominë në krizë dhe asistencën sociale, fajin e kanë bashkitë.
– Për çdo kapje flagrante në skandale, fajin e ka sistemi!
Pra të gjithë kanë faj! Vetëm Ai jo!
Pritet të shtohen seritë e reja me “fajtorë” të rinj: Beni (Ahmetaj), Damiani, Ditmiri, Fatmiri, Senida, Mirela, Etilda, Erioni, Vangjushi, Qazimi e Tan Lame do shpallen fajtorë.
Madje edhe Olsi e Linda nëse e do puna… (ndjesë që ua përmend emrat).
Listë e gjatë “fajtorësh”…. Ka projektuar përjetësinë…
Propaganda na sugjeron që: Ai po punon në kushte “të vështira” me gjithë këta fajtorë nëpër këmbë!
Këtë thotë edhe Freedom House…
Çfarë propagande!!
Shih kur të dalë edhe raporti tjetër: Nuk ka nevojë për zgjedhje! Na mjaftojnë sondazhet! Kursehen edhe paratë e shtetit!