Seanca e ditës së sotme ka nisur me protestën e deputetëve të opozitës, të cilët kërkojnë lirimin e 12 kuksianëve që janë në burg, pasi protestuan kundër tarifës së rrugës së Kombit
Ata kanë mbajtur pankarta në duar, me shënim: “Liro Kuksianet”.
Deputeti i PD-së, Famur Noka, ka shkuar pranë kryeministrit Edi Rama, ku sipër tavolinë i ka vendosur një nga pankartat ku kërkohet lirimi i kuksianëve.