Seanca e sotme është mbajtur nën zhurmën e deputetëve të opozitës, të cilët kanë venë si kusht të një seance normale, largimin e Edi Ramës nga Parlamenti. Kërkesa vjen pas fyerjes që kryeministri u bëri shqiptarëve duke i krahasuar me organin gjenital të mashkullit.
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka vijuar me rendin e ditës edhe pse kushtet për mbarvajtjen e seancës nuk ishin.
Në videon e mëposhtme ndiqni edhe momentet e tensionimit të situatës, kur në mungesë të mospërfilljes së socialistëve , deputetët e opozitës tentojnë të godasin Kryeministrin.