Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruci ka përjashtuar nga seanca parlamentare e ditës së sotme, deputetin e PD-së, Klevis Balliun.
Hakmarrja e Ruçit erdhi pasi Balliu në formë proteste hodhi miell në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Ruçit, i cili sapo ka nisur seancën ka njoftuar përjashtimin nga seanca të Balliut.
Ditën e sotme, ka pasur tensione të shumta nga Kuvend, pas opozita nuk lejon që të zhvillohet seanca, nëse Rama nuk liron kuksianët, të cilët u arrestuan dy javë më parë, pasi protestuan për tarifën e rrugës së Kombit.
Rama vendosi se kush kalon në këtë rrugë, duhet të paguajë 5 deri në 44 euro, tarifa kjo shumë e lartë për varfërinë që ka pllakosur vendin tonë. /55News.al/