×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Berisha i ashpër me Ramën: Të dalë jashtë ose e heqim ne prej leckash!

E Enjte, 12 Prill 2018 11:46

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje që kreu i qeverisë Edi Rama të dalë nga parlamenti, në një seancë plenare e cila ka dalë plotësisht jashtë kuadrit normal të ngjarjeve.

Disa minuta pas goditjes me miell të kryeministrit Rama ka folur Sali Berisha. Ish kryeministri ka kërkuar largimin e Ramës nga salla, të cilin e ka quajtur si një njeri që urren qytetarët e Kukësit dhe I vetmi politikan që ka krahasuar popullin e tij me organin gjenital mashkullor.

Berisha I ka bërë thirrje Gramoz Ruçit, duke I kërkuar largimin nga salla të kryeministrit, përndryshe do të jetë parlamenti vetë ai që do ta nxjerrë me lecka Ramën.

Berisha: Nxirre jashtë njeriun që meriton të thirret sot nga cdo shqiptar, Trap, trap dhe vetëm trap. Njeriun që urren Kukësin si urrente i ati i ti Havzi Nelën, se Kuvendi do ta nxjerrë atë me lecka, jashtë Edi Rama, kjo është fjala ime. Dil jashtë, jashtë nga Parlamenti. Trap. As mos e diskuto qe s’ka Parlament këtu.

Nxirre jashtë sepse parlamenti do ta nxjerrë atë me lecka, kjo është fjala ime!”

Login to post comments