Dosja / Alket Hyseni injoroi vendimin e gjykatës, ja si u bë pronar në Dhërmi

E Enjte, 12 Prill 2018 14:49

Zbulohet manovra e paligjshme se si Alket Hyseni, një prej deputetëve më të afërt me kryeministrin Edi Rama, ka përfituar një sipërfaqe të konsiderueshme toke në bregdetin e Dhërmiut.

Alket Hyseni në vitin 2015 u ngarkua nga Kryeministri Rama me detyrën e rëndësishme për të zbuluar abuzimet me tokat në Vlorë. Por, “Boldneës.al”, ka siguruar dokumente në mënyrë ekskluzive, në të cilat provohet se ai ka përfituar pronë pikërisht në një prej atyre rasteve që duhet të raportonte si problematik.

Për më tepër, në kohën që Alket Hyseni bleu këtë tokë, ajo ka qenë e bllokuar nga Gjykata, me vendimin nr. 1892, dt. 04.06.2015.

Pak ditë më parë, Irini Bua, një qytetare nga Vlora, ka denoncuar publikisht se Hyseni, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, ka blerë tokën e saj nga një person i tretë, ndërkohë që çështja e pronësisë vijon të jetë në proces gjyqësor.

“Boldnews.al” ka siguruar dosjen gjyqësore, në të cilën Irini Bua dhe bashkëshorti i saj, Mantho Bua janë palë kundërshtare me vëllain e Manthos, Stefo Bua, për pronësinë e një sipërfaqe prej 48.000 m2 në Dhërmi. Kjo çështje vijon të jetë në shqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Por, ndërkohë rezulton se Alket Hyseni, nëpërmjet shtetasit Ilia Taka, ka arritur të blejë një sipërfaqe nga kjo tokë, për të cilën ende nuk është përcaktuar pronësia me vendin të formës së prerë të Gjykatës.

Alket Hyseni, nga salla e Parlamentit u mundua të sqarojë pozitën e tij. Ai akuzoi opozitën për “shpifje”, si edhe shpjegoi, sipas mënyrës së tij, se pronësia ishte e provuar nga Hipoteka e Vlorës.

Por ai, në asnjë moment, nuk deklaroi se çështja e pronësisë së kësaj toke vijon të jetë ende në proces gjyqësor. Për shkak të pozicionit të mëparshëm si Koordinator për Titujt e Pronësisë në Vlorë, ka qenë në dijeni se kjo pronë ka problem të theksuara. Duket qartë se Alket Hyseni ka përfituar, për shkak të një situate amullie ndërmjet familjarëve Bua.

Nga dosja gjyqësore rezulton se shtetasit Irini dhe Mantho Bua, prej vitit 2011, i janë drejtuar gjykatës, si edhe kanë bërë disa kallëzime penale, për të fituar të drejtën e tyre mbi pronën e trashëguar nga Athina Bua. Ata pretendojnë se Stefo, vëllai i Mantho Bua, ka fallsifikuar një testament të lënë nga Athina, pak para se të vdiste, në vitin 1995.

Po sipas tyre, në bazë të këtij fallsifikimi, Stefo Bua ka regjistruar tokën prej 48.000 m2 në Hipotekën e Vlorës dhe më pas ua ka shitur në pjesë disa personave të tjerë. Një prej blerësve të kësaj toke rezulton edhe shtetasi Ilia Take.

Bashkëshortet Irini dhe Mantho Bua po e ndjekin prej vitesh këtë çështje në zyrat e sistemit të drejtësisë. Ata ende nuk e kanë marrë të drejtën që pretendojnë. Por ndërkohë, për shkak të proceseve gjyqësore, edhe prona e regjistruar në emër të Stefo Bua, është bllokuar në Hipotekë në vitin 2015 nga Gjykata, deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Ky bllokim në Hipotekë nuk e ka penguar Stefo Bua që të shesë disa pjesë të kësaj toke, në kundërshtim me vendimin e gjykatës. Rreth 11.000 m2 të kësaj toke, Stefo Bua rezulton se ia ka shitur Ilia Taka. Ky i fundit është një personazh i njohur për drejtësinë, pasi në vitet e fundit ka pasur 3 procese gjyqësore të hapura, pikërisht për fallsifikim pronash. Në njërin prej këtyre rasteve, ai është arrestuar me vendim gjykate.

Brenda një kohë shumë të shkurtër, Ilia Taka ia shet këtë pronë, as më shumë e as më pak, pikrisht njeriut që kishte për detyrë të monitoronte dhe ndalonte tjetërsimin e pronës, kur kishte dyshime për fallsifikim – Alket Hysenit. Transaksioni ndërmjet Takës dhe Alket Hysenit është bërë në vitin 2016, pra në kohën kur ndaj kësaj toke kishte një urdhër bllokimi në Hipotekë, nga gjykata e Vlorës.

Deputeti i Ramës, gjithashtu kryer një transaksion të shpejtë me këtë tokë. Sipas deklaratës së pasurisë së tij, rezulton që ai “ia ka shitur” pronën babait të tij pensionist.

Mantho dhe Irini Bua vihen në dijeni të faktit se toka, për të cilën ata janë në proces gjyqësor për pronësinë, është tjetërsuar, duke ua shitur personave të ndryshëm. Ata rezultojnë të pafuqishëm për të fituar të drejtën e tyre, pasi në skemën e tjetërsimit të pronës u përfshi njeriu i Qeverisë, Alket Hyseni, i cili tashmë është në karrigen e deputetit.

“Boldnews.al” do të publikojë në vijim të dhëna se si prona e familjarëve Bua u tjetërsua “pa dijeninë” e Alket Hysenit, si u lejua ndërtimi në tokën, e regjistruar në bashkëpronësi të Ilia Taka dhe Theodhori Duni dhe cili është roli i Kryebashkiakut socialist të Himarës, Jorgo Goro në gjithë këtë histori.

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...