"Një reagimin instinktiv” e ka cilësuar Bushati veprimin e tij ditën e sotme, në Kuvend. Kështu e justifikoi ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme veprimin e tij të hedhjes ujë drejt opozitës gjatë momenteve kur deputetët e PD-së dhe LSI-së kishin bllokuar foltoren.
Me ndjesë ai përpiqet të justifikojë veprimin e tij, ndërkohë që ky është rasti i parë kur një ministër godet me material në drejtim të deputetëve
"Dua të pranoj që në fillim se jam i keqardhur për reagimin tim instinktiv ndaj agresionit te ulët me miell, vezë e të tjera mjete rrethanore, nga grupi i pushtuesve të dhunshëm të foltores së Kuvendit, pa llogaritur lumin e të sharave vulgare!
Kërkoj ndjesë qytetarëve per faktin që nuk arrita të ruaj gjakftohtësinë në ato kushte krejt të papranueshme për çdo mjedis publik, e lere më pastaj për një Kuvend demokratik."-ka thënë ai