Takimi Meta-Lu në Presidencë, çfarë u bisedua…

E Enjte, 12 Prill 2018 15:30

Interesit të mediave lidhur me takimin e sotëm mes Presidenti Meta dhe Ambasadorit Lu, i është përgjigjur Drejtori i Kabinetit të Presidentit Arben Cici.

“Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e SHBA-së në Shqipëri Donald Lu me të cilin diskutuan mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe mbi çështjet aktuale të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.

Në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë, çështjes së rëndësishme të hapjes së negociatave u nënvizua rëndësia e ecurisë dhe implementimit të reformës në drejtësi dhe u shkëmbyen mendime rreth situatës aktuale në vend.

Fryma e përzemërt, miqësore dhe bashkëpunuese karakterizoi, ashtu si gjithmonë, këtë takim”, tha Cici.

Login to post comments