Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, njëherëz Nënkryetar i Kuvendit, tha se tashmë fundi i Edi Ramës është i vendosur. Paloka tha se fundin e Ramës e ka vendosur populli, duke shtuar se kur fundin t’a parashikon populli, është edhe më i tmerrshëm.
Deklarata e nënkryetarit demokrat të Kuvendit, u bë pak përpara nisjes së mbledhjes së Byrosë Parlamentare, ku do të merret një vendim lidhur me kërkesën e Partisë Socialiste për denimin e disa deputetëve të opozitës dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, pas seancës së sotme parlamentare.
“Reagimin e opozitës ndaj Parlamentit e patë sot, do të jetë edhe më i fortë në seancat e tjera. Nëse kuksinaët mbahen në burg dhe Sajmir Tahiri rri në Parlament, reagimi do të jetë edhe më i fortë”, tha Paloka.
Në vijim ai shtoi se Byroja nuk dënoi Edi Ramën që me fjalorin e tij ka fyer të gjithë shqiptarët.