Ka folur pak minuta para mbledhjes së Byrosë së Kuvendit, deputeti demokrat Edi Paloka.
Ai është shprehur se deri tani nuk ka patur asnjë deklaratë nga ndërkombëtarët dhe ka premtuar se reagimi i opozitës do jetë edhe më i fortë se kaq.
‘Të jetë i bindur që karrigia e tij është thyer’-ka thënë Paloka referuar kryeministrit.
‘Kush vendoset kundër popullit e ka fundit afër dhe ky është fundi i Ramës’-ka përfunduar ai.
Edhe pse sipas Palokës, vendimi i Byrosë dihet, ai që duhet dënuar është Rama, pasi ky i fundit ka fyer një popull të tërë.