×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Bushati hipokrit me faljen e tij

E Enjte, 12 Prill 2018 19:24
Ditmir Bushati Ditmir Bushati

Edhe pse Ditmir Bushati kërkoi falje pas mbarimit të seancës parlamentare, nuk u paraqit sot në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit.

Përveç statusit të tij ku “kërkonte falje” për veprimin e nxituar, Bushati nuk ka marrë mundimin as të shkojë në mbledhjen e sotme te Byrosë ku do vendosej për fatin e tij.

Duket sikur kërkesa e faljes, nuk ishte asgje tjetër veçse hipokrizi, pasi as ajo nuk i shërbeu Bushatit.

Byroja vendosi pezullimin e tij me 10 ditë nga Parlamenti, për sjelljen në seancën parlamentare.

Ministri i Jashtëm lagu me ujë deputetët e opozitës ditën e sotme, pas acarimit të situatës në Parlament.

Login to post comments