Kryeministri Edi Rama, ka reaguar nëpërmjet një statusi për përplasjet e ndodhura ditën e sotme në seancën parlamentare.
Kreu i qeverisë justifikon veprimin e ministrit Ditmir Bushati, i cili qëlloi me ujë në drejtim të deputetëve të opozitës, dhe shkruan se ai reagoi në mënyrë instiktive ndaj një “agresioni të shëmtuar.”
“Kërkoi falje dhe u ndëshkua, ne nuk jemi si ata që s’e njohin ndjesën,sepse për ne rregullat vlejnë njësoj për të gjithë,” shkruan Rama, ndërkohë që ai vetë ka ofenduar krejt shqiptarët dhe nuk ka marrë asnjë ndëshkim për këtë gje.
Pra zoti kryeminstër, në Shqipëri rregullat nuk janë njësoj për të gjithë!