Shkrimtari Ilir Demaliaj, i pranishëm në emisionin 360gradw të Artur ZHEJI-t u shpreh ballkani po kalon një moment të vështirë dhe se është një gjendje e frikshme, gati konfliktuale, ku dhe Shqipëria do ketë kostot e saj. Sipas Demaliajt, Kukësi ishte një shenjë reale e gjendje së popullit që po varfërohet gjithnjë e më shumë.
Ilir Demaliaj: Mund të them që çdo gjë është kthyer në një banalitet, janë kthyer si fëmijë. Rama do ta përdori si mburojë këtë sjellje të opozitës, duke e theksuar se ja këta nuk duan europë, vettingun..etj. POr populli është indiferentë dhe klasa politike është e dështuar…Problemi real është Kukësi, Kukësi nisi si rrjedhoj e krizës ekonomike. Do ketë evazion të madh fiskal dhe vendi është i papërgatitur për të përballur një krizë të tillë. Mos harrojmë se jemi para një gjendje të frikshme në ballkan. Bota perëndimore dhe SHBA nuk e pranon këtë sjellje në kuvend.