×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Debati në Byronë e Parlamentit, Salianji: Shoku Gramoz, po më thyeni notë në sjellje?!

Premte, 13 Prill 2018 09:40

Përplasjet dhe incidentet e prodhuara gjatë seancës së kësaj të enjteje në Parlament kanë shtyrë Byronë e Kuvendit të përjashtojë për 10 ditë nga punimet e Kuvendit gjashtë deputetë të opozitës dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, mblodhi pak orë, pas përfundimit të seancës së tensionuar në Parlament, Byronë e Kuvendit në të cilën u vendos përjashtimi me 10 ditë i deputetëve të PD-së: Edi Paloka, Flamur Noka, Ervin Salianji, Klevis Balliu, deputetët e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, Endrit Brahimllari dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Për të gjithë vendimmarrjen e Byrosë deputetët e maxhorancës votuan pro, ndërsa përfaqësuesit e opozitës kundër. Edhe për përjashtimin e Bushatit, përfaqë- suesit e PD votuan kundër pasi, sipas tyre, vendimmarrjet e shumicës ishin farse dhe ai që duhet të dënohet i pari duhet të ishte Kryeministri Rama.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, deklaroi pas mbledhjes së vendimi pritej, ndërkohë që për Kryeministrin nuk ka asnjë dënim. “U dënuan deputetët e opozitës, megjithëse ishin atje sot thjesht në një reagim krejt normal në mbrojtje të qytetarëve të burgosur të Kukësit, që edhe vetë Rama i ka shpallur të pafajshëm dhe në mbështetjen e kërkesës sonë logjike për përjashtimin e një Kryeministri që ka fyer popullin e tij. Duhet të kesh guxim të marrë që vazhdon të sillesh në këtë mënyrë kur është një popull i tërë që të urren”, tha Paloka.

DEBATI NË BYRONË E KUVENDIT

Ervin Salianji: Unë dua të di sot, për çfarë është kërkuar dënimi ndaj meje? Keni prova filmike ndaj meje, për të vërtetuar se unë kam bërë sjelljet që ju pretendoni dhe keni kërkuar dënimin tim?

Gramoz Ruçi: Z. Salianji, gjatë seancës së ditës së sotme, ju dhe një grup i deputetëve të opozitës keni prishur seancën plenare, keni goditur me sende të forta në drejtim të anëtarëve të Këshillit të Ministrave.

Ervin Salianji: Në të vërtetë unë po të pyes kot, sepse ky Parlament është ilegjitim dhe vendimet, që merr ti, janë tërësisht vendime formale. Ju shoku kryetar i Byrosë, besoj nuk ju shqetëson termi që po përdor, sepse jeni ulur në të njëjtin vend ku ka qenë Byroja Politike. Ndaj edhe si të Byrosë që jeni, juve jeni nostalgjikë për atë kohë. Meqenëse je edhe nga Tepelena me origjinë, ty dëshira ta ka të ndërtosh një kamp internimi në Tepelenë dhe t’i internosh atje deputetët e opozitës, të tjerët t’i dënosh për agjitacionpropagandë, dikë tjetër me burg. Kjo është dëshira jote dhe e shokut Edi Rama. Por kjo nuk është një çështje në dorën tuaj.

Gramoz Ruçi: Që ta dish ti, more djalë, meqë më përmende kampin e Tepelenës, ai kamp është ndërtuar në një kohë që unë nuk kisha lindur dhe nuk kam asnjë lidhje me të. Sa për emrin, Byro nuk e kam cilësuar unë këtë organ të Kuvendit, por kolegët paraardhës. Ndaj edhe duhet të kesh më shumë respekt për mua dhe kolegët këtu, se jemi deputetë nuk jemi anëtarë të Byrosë. Unë po të them se ti gjatë seancës prishe rendin dhe organizove deputetët e opozitës për të prishur seancën. Gjithashtu ke goditur Kryeministrin.

Ervin Salianji: Më the se kam goditur Kryeministrin? Dua të të kujtoj se unë dhe kolegët e mi kemi provuar gjithçka me këtë Kryeministër. Kemi sjellë projektligje, kemi ngritur argumente, kemi bërë protesta dhe Rama nuk dëgjon. Unë kisha dëgjuar se Ramën e sjell në vete mielli, por vetëm se kisha ngatërruar miell dhe nuk kisha marrë nga ai mielli që po shkatërron Shqipërinë. Por unë po ju them, se me këto sjellje që po bëni shqiptarët do t’iu marrin përpara.

Gramoz Ruçi: Ti je djalë i ri Ervin. Politika është e gjatë dhe duhet të edukohesh që të mos bësh të tilla veprime.

Ervin Salianji: Shoku Gramoz, më keni thyer notë në sjellje? Ç’janë këto që më thoni? Ç’janë këto fletërrufe edukuese?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...