Kampet e ISIS/ Si po e përsërit Rama historinë e armëve kimike

Hënë, 11 June 2018 15:21

Kryeministri Edi Rama ka gjetur një mënyrë, ndoshta jo më të formalen, për të mohuar sërish se Shqipëria nuk do të ngrejë kampe azili për luftëtarët e ISIS që kanë vendosur të largohen nga konflikti në Lindjen e Mesme.

Në një reagim në rrjetin social facebook, Rama i është përgjigjur në mënyrën e tij një bashkëbiseduesi virtual. Në fjalët e tij, kryeministri i konsiderohen “thashethemnajat” për kampet e ISIS në territorin shqiptar si të “parafabrikuara nga një opozitë inekzistente”.

Por, në fakt, temën për kampet e pritjes së terroristëve të penduar në Shqipëria e hapi i pari kryeministri bullgar, Borisov, gjatë një vizite javën e kaluar në Tiranë. Deklarata e homologut të tij duket se e gjeti të papërgatitur Ramën, i cili tashmë po tenton të sfumojë gjithçka. Por, sipërmarrja e tij duket e vështirë, e ngjashme me vështirësitë që u gjend kur, në vitin 2013, u diskutua që në vendin tonë të shkatërroheshin armët kimike siriane.

Për të kuptuar edhe sot sjelljen jo-transparente, përjashtuese të publikut dhe, për më tepër, me një nivel jo të lartë diplomatik të kryeministrit lidhur me qendra e pritjes për ish-luftëtarët e ISIS, mjafton t’i rikthehemi kronologjisë kur u diskutua për armët kimike, në nëntor 2013. Nga aty mund të kuptohen shumë mirë edhe lëvizjet e sotme të kryeministrit Rama.

Në fillim të nëntor 2013, media ndërkombëtare prestigjioze nisi të fliste për mundësinë që armët kimike siriane të shkatërroheshin në Shqipëri. Këto lajme, fillimisht ndërkombëtare, shkaktuar reagimet e para publike në vendin tonë. Shoqatat e ambjentalistëve nisën organizimin e grupeve të protestuesve, përballë qeverisë, e cila mohonte kategorikisht që të ishte diskutuar diçka e tillë me partnerët ndërkombëtarë.

Por, ky mohim absolut u rrëzua shumë shpejt, po nga vetë zyrtarët e qeverisë. Në datë 4 nëntor 2013, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i gjendur në një vizitë zyrtare në Paris, deklaroi për “Le Monde” se “qeveria shqiptare kishte marrë një kërkesë zyrtare nga SHBA për shkatërrimin e stoku të armëve kimike siriane. Gjithësesi, sipas tij, Shqipëria nuk kishte marrë asnjë vendim“. Pra, Bushati tha një të vërtetë, të cilën qeveria e Tiranës e kishte mohuar vetëm pak ditë më parë. Shqipëria ishte kontaktuar për armët kimike dhe ishte në negociata.

Kjo deklaratë nxiti më shumë ambjentalistët, por edhe shumë qytetarë, që të reagonin kundër sjelljes së armëve kimike në Shqipëri. Qeveria vijonte ende mohimin e kësaj situate. Por, sa më shumë fliste për asnjë mundësi për mbërritjen e armëve kimike në Shqipëri, aq më shumë qeveria shqiptare gjendej në vështirësi nga informacionet e kundërta.

Ish-diplomati i lartë Paul Walker, i cili ishte emëruar Drejtor i Green Cross International, në një intervistë dhënë për “Al Jazeera”, të mërkurën e datës 13 nëntor, deklaroi: Shqipëria është treguar e gatshme dhe ka sjellë përgjigje pozitive kur SHBA dhe Rusia pyetën se kush është gati të mirëpresë kimikatet e Sirisë për asgjësim”. Pra, përkundër sa deklaronte publikisht qeveria shqiptare, në fakt ajo kishte dhënë garanci dhe mirëpriste armët kimike siriane në territorin e saj.

Sipas deklaratës së ish-diplomatit Walker, qeveria shqiptare dha vërtetë qëndrimin e saj të premten (dt. 15 nëntor 2013). Ndërkohë, nga e mërkura e deklaratës së Walker deri të premten që kryeministri Rama u kishte premtuar partnerëve amerikanë se do të jepte përgjigje pohuese, poshtë zyrës së tij ai pa disa qindra mijëra shqiptarë që protestonin.

I gjendur nën një presion të madh të brendshëm, Edi Rama u detyrua të deklaronte: “Po në parim jemi të gatshëm. Por nuk kemi asnjë kapacitet të brendshëm. Shqipëria e ka të pamundur të përfshihet në këtë proces”. Kjo ishte sinteza e 10 ditëve, në të cilat transparenca e munguar vendase, por publikimet e huaja, ndihmuan qytetarët shqiptarë që të ndërmerrnin reagimin, ndoshta më të madh, publik gjatë periudhës pluraliste.

Situata duket e ngjashme në disa komponentë edhe sot. Kryeministri bullgar Borisov deklaron në Tiranë se Shqipëria, me shumë mundësi, do të jetë vendi që do të mirëpresë ish-luftërarët e ISIS. Kryeministri Rama, ndoshta i lodhur nga shpjegimet që duhet të japë para publikut, shfrytëzon komunikimet rastësore në rrjetin social për të dhënë përgjigje për çështje madhorëe të vendit.

Tashmë duhet të presim nëse, pas reagimit publik, kryeministri do të jetë i detyruar që të prezantojnë një qëndrim zyrtar e publik, ku të shprehet se “Shqipëria nuk ka kapacitete për të strehuar ish-luftëtarët ISIS”. Njëlloj siç ndodhi në 2013, kur, pas rreth dy javësh mohim, u detyrua të pranojë gjithçka për të cilën qytetarët protestonin.

8.11.2013

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i pyetur në Komisionin per Politiken e Jashtme, lidhur me mundësinë e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri, u përgjigj se nuk ka vend për alarm apo për të arritur në konkluzione, në një moment që kjo çështje qëndron vetëm në nivel kontaktesh dhe nuk ka diskutime për çështje teknike me partnerët. “Jemi në kontakte, por nuk jemi një bisedë për vendimmarrje. Ne jemi krenarë që jemi pjesë e atyre vendeve që mund të japin një kontribut të mundshëm, por ende nuk ka asnjë vendim lidhur me këtë”, u shpreh Bushati. Ministri i Jashtëm njoftoi se një ditë më parë ka patur një bisedë telefonike mes Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe sekretarit amerikan John Kerry.

13.11.2013

“Paul Walker: Shqipëria është treguar e gatshme dhe ka sjellë përgjigje pozitive kur SHBA dhe Rusia pyetën se kush është gati të mirëpresë kimikatet e Sirisë për asgjësim (intervistë te Al Jazeera)

15.11.2013

Edi Rama: “Po në parim jemi të gatshëm. Por nuk kemi asnjë kapacitet të brendshëm”, deklaroi Rama. “Shqipëria e ka të pamundur të përfshihet në këtë proces”. Boldnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...