Kryemadhi pret delegacionin kinez: Rritje të bashkëpunimit

Tuesday, 12 June 2018 12:38

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi priti sot në selinë e LSI-së një delegacion të Partisë Komuniste të Republikës Popullore të Kinës, të kryesuar nga znj. Shen Beili, Zëvendësministrja e Departamentit Ndërkombëtar të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës. Gjatë këtij takimi, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm midis LSI-së dhe Partisë Komuniste të Kinës. Në kontekstin e këtyre marrëdhënieve midis dy vende. Znj. Kryemadhi shprehu dëshirën për të realizuar projekte të rëndësishme nga Platforma e Bashkëpunimit 16+1. znj. Kryemadhi vlerësoi nevojën e konkretizimit të realizimit në Shqipëri të Qendrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor në kuadër të kësaj nisme.

Zëvendësministrja e Departamentit Ndërkombëtar të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, znj. Shen Beili vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm midis dy vendeve dhe midis dy partive dhe u shpreh se vlerëson rolin e LSI-së për forcimin e këtyre marrëdhënieve. Ajo gjithashtu ftoi Kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi për një vizitë në Republikën Popullore të Kinës.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi shoqërohej në këtë takim nga Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama, Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj Kryetari i Grupit Parlamentar Petrit Vasili si dhe deputetët e LSI-së, Edmond Haxhinasto dhe Klajda Gjosha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...