Arta Marku dhe Prokuroria e shoqeve dhe grave të shokëve

Tuesday, 12 June 2018 13:12

Arta Marku u vendos si e përkohshme në krye të Prokurorisë së Përgjithshme dhe u zgjodh vetëm me votat e mazhorancës, por po bën 6 muaj në detyrë dhe vendimet e saj nuk kanë qenë aspak ‘si e përkohshme’.

Ajo ka shkarkuar, emëruar, e komanduar drejtuesit e prokurorive më të rëndësishme në vend. Kështu janë edhe 3 gratë që drejtojnë aktualisht Prokurorinë e Krimeve të rënda, të Durrësit dhe të Elbasanit, për të cilat gazetari Basir Çollaku shprehet se ‘janë lidhje shoqërore të ngushta të Arta Markut’.

Statusi i plotë i Çollakut

Nuk janë të pakta komandimet e Arta Markut e cila po ecën ne te njëjtën rruge si Adriatik Llalla. Komandimet e pastudiuara dhe per me tepër te pamerituara janë kthyer ne risinë e punës se prokurores se përgjithshme qe harron se është e përkohshme.

Dikush rritet ne detyre se shkurt dhe thjesht është shoqe e ngushte e Arta Markut siç është rasti Donika Prela, por jo vetëm kaq, por dhe bashkëshortet e dy zonjave janë shokë të ngushtë. Iu vodh posta sekrete dhe u promovua, kjo është merita e vetme e Donika Prelës në sistemin e prokurorisë shqiptare deri tani?!?.

Shoqja tjetër e Arta Markut Anita Jella drejtuese e Durrësit, u përball me vjedhjen e dosjeve te prokurorisë pas një bisede mbi 3 orë në zyrën e saj me ish-shefen e mëparshme Donika Prela.

Enkeleda Millonai drejtuesja e Elbasanit siç duket po shijon ‘pushimet’ në Suedi ne një trajnim 3 javor ku vete Arta Marku e ka dërguar. Kjo dmth se prokuroria e Elbasanit nuk paska patur dhe aq nevoje për Enkeleda Millonain dhe emri i saj është thjesht qoka e radhës qe Arta Marku i bën vartësit te saj dikur epror.

Prokuroria është lodhur nga këto lëvizje denigruese dhe promovime pa meritokraci qe për hir te se vërtetës janë bere dhe nga Adriatik Llalla.

Paligjshmëria e vendimeve dhe emërimeve është thuajse e përditshme. Përveç kësaj nëse sheh me vëmendje emërimet ka një njëanshmëri tjetër besimi, e cila mbase është rastësi. Paligjshmëria është zëvendësuar me porosite politike te cilat kane dhenë rezultat me se shumti dobësimin e institucionit se sa forcimin e tij. Prokuroria ka mbërritur ne stadin, rroftë prokurori u rrezoftë prokurori..!!!

Mos valle do shohim te njëjtin fund për Artën si për Adriatikun?

Modifikuar më Tuesday, 12 June 2018 13:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...