Aktori: Qeverisë Rama i ka ardhur fundi

Tuesday, 12 June 2018 13:53

Aktori i njohur i teatrit dhe i kinemasë, Bujar Asqeriu, në një intervistë për gazetën “Panorama” është shprehur se shpreson se deputetët socialistë nuk do ta votojnë draftin e qeverisë për prishjen e Teatrit Kombëtar. Sipas tij vendimmarrja arrogante e Kryeministrit ka elementë të diktaturës.

Presidenti francez Macron s’do guxonte kurrë të rrafshonte Komedinë franceze për asnjë tjetër projekt, ka pohuar më tej aktori.

I pyetur për projektligjin më të fundit të qeverisë që i hap rrugë prishjes së godinës së TK dhe ngritjes së një kompleksi kullash nga një firmë private bashkë me teatrin, Asqeriu thotë se lajmi i ka ardhur në mënyrë të papritur.

“Sigurisht si të gjithë artistët ky lajm na erdhi në mënyrë të beftë dhe të papritur, ky vendim i njëanshëm dhe apriori që do t’i çohet Parlamentit.

Unë jam i bindur se Parlamenti nuk do ta votojë këtë ligj, sepse ndër deputetët edhe të mazhorancës, unë mendoj se ka qytetarë, ka njerëz me shpirt prej artisti të cilët do të mbështesin propozimin e artistëve shqiptarë për mos shembjen e institucionit të kujtesës, kulturës dhe traditës shqiptare”- thotë ai për “Panorama“.

Sipas tij, ata nuk mund të bëhen pjesë e një krimi kulturor.

“Prandaj, unë mendoj se ky draft nuk do të miratohet dhe më vjen keq se qeveria shqiptare nuk ka zemërgjerësinë që të dëgjojë zërin e artistëve shqiptarë. Një qeveri që hyn në konflikt me artistët, është një qeveri që i ka ardhur fundi, nuk ka ku të shkojë më.

Nuk ka vend të botës që artistët të konfliktohen me qeverinë. Ky konflikt ka ndodhur dhe më parë kur Kryeministri ynë ishte Ministër Kulture dhe atëherë kanë fituar artistët. Unë kam mendimin absolut se artistët janë më të respektuar dhe më të dashur nga publiku sesa politikanët që na drejtojnë” - është shprehur Asqeriu.

Modifikuar më Tuesday, 12 June 2018 14:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...