Kërkuan largimin e tij/ Rama hakmerret, procedon 25 të rinj e të reja

Tuesday, 12 June 2018 14:27

Rama nuk rri dot pa u hakmarrë ndaj çdo të riu që proteston kundër tij. Policia e Tiranës ka proceduar 25 të rinj që morën pjesë në protestën e organizuar dje nga FRPD dhe LRI poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama.

Dje rreth orës 18:30, dhjetëra të rinj u mblodhën para Ministrisë së Brendshme dhe më pas ecën në drejtim të Kryeministrisë, ndërsa bënë thirrje për largimin e ministrit Xhafaj, por edhe Ramës.

Sipas Policisë, këta persona prishën rendin dhe qetësinë publike. Ata akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në manifestime e grumbullime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 262/1 e 274 të Kodit Penal.

Të rinjtë e FRPD dhe LRI janë konfrontuar me policinë sot pasdite, gjatë marshimit të tyre drejt Kryeministrisë, ku ishin nisur për t’i dorëzuar biletën për në Kolumbi, Edi Ramës.

Sapo janë afruar pranë Kryeministrisë, me dhjetëra forca të pranishme të policisë kanë ndërhyrë, duke mos lejuar të rinjtë të protestojnë.

NJOFTIMI I POLICISE

Procedohen penalisht 25 shtetas për “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, si dhe për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”.

Më datë 11.06.2018, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1, proceduan penalisht shtetasit :

  1. H. V., 27 vjeç, O. M., 28 vjeç, J. M., 22 vjeç, B. L., 30 vjeç, H. I., 32 vjeç, G. M., 35 vjeç, F. B., 23 vjeç, S. Sh., 35 vjeç, F. D., 23 vjeç, A. L., 28 vjeç, A. B., 34 vjeç, S. M., 28 vjeç, B. K., 28 vjeç, R. D., 31 vjeç, M. D., 21 vjeç, D. Z., 22 vjeç, S. V., 32 vjeç, A. N., 47 vjeç, E. M., 25 vjeç, Sh. B., 29 vjeç, G. N., 34 vjeç, L. H., 32 vjeç, K. M., 32 vjeç, A. D., 21 vjeç dhe F. K., (banues në Mamurras dhe Tiranë)

Këta shtetas, ditën e djeshme rreth orës 18:30, nga Ministria e Brendshme në drejtim të Kryeministrisë, kanë organizuar një tubim të paligjshëm dhe kanë vazhduar duke prishur rendin dhe qetësinë publike edhe pas lajmërimit të bërë nga ana e Policisë për shpërndarje. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në manifestime e grumbullime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 262/1 e 274 të Kodit Penal.

Modifikuar më Tuesday, 12 June 2018 14:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...