Tjetër licencë për miqtë e Ramës

E Enjte, 14 June 2018 13:38

Partia Demokratike ka denoncuar në një konferencë shtypi dhënjen e licensës së ‘Air Albania’ për mikun e Kryeministrit Edi Rama. Në një akt klientelist dhe korruptiv, u shpreh deputetja Jorida Tabaku në një dalje për mediat, Edi Rama i ka dhënë mikut të tij vlonjat Sinan Idrizi pronësinë e kompanisë shqiptare Air Albania me një investim prej vetëm 100 mijë lekësh.

Ja dekalrata e plotë e deputetes Jorida Tabaku

Në një akt klientelist dhe korruptiv, Edi Rama i ka dhënë mikut të tij vlonjat Sinan Idrizi pronësinë e kompanisë shqiptare Air Albania me një investim prej vetëm 100 mijë lekësh.

Kompania fantazëm është krijuar vetëm 9 ditë përpara daljes së vendimit të posaçëm të qeverisë, duke treguar qartë se gjithçka ishte e paracaktuar, pa garë, jo transparente dhe antiligjore.

Kompanisë me fond vetëm prej 100 mijë lekësh, Edi Rama i ka vënë në dispozicion kompaninë shtetërore Albcontroll, e cila do të financojë një kompani private klienteliste të lidhur me kryeministrin.

Kjo është e njëjta kompani që Partia Demokrastike e denoncoi në janar si pjesë të aferës korruptive me Aeroportin e Vlorës dhe një kompani turke. Përpara marrëveshjes për aeroportin e ri, Edi Rama është shoqëruar në Turqi nga Sinan Idrizi.

Siç duket në këtë foto, pronari i kompanisë fantazëm Air Albania, është në një takim të nivelit të lartë me Presidentin Erdogan dhe kryeministrin Rama.

Janë disa pyetje për të cilat Edi Rama duhet të japë disa përgjigje:

Të kujt janë paratë e Air Albania?

Për llogari të kujt punon Sinan Idrizi?

Paratë e kujt po pastron miku i Edi Ramës?

A po investohen tek Air Albania para të pista të familjes Rama dhe të ndonjë fondacioni të dyshimtë?

Janë të tilla afera gjigande korruptive që mbajnë peng hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Peshqit e mëdhenj janë në krye të qeverisë dhe pa largimin e tyre nuk do të ketë as Shqipëri Europiane.

Modifikuar më E Enjte, 14 June 2018 13:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...