Ironia e Ndokës me Hervin Çulin: Jap sallën me qira për synetlliqe (foto)

E Enjte, 14 June 2018 17:47

Kryedemokristiani Nard Ndoka, ka postuar në profilin e tij në “Facebook”, një foto ku ironizon Drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, i cili sipas deputetit po përdoret si marionetë kundër aktorëve.

Në statusin e tij Ndoka tregon se këtë herë planet e Ramës për të prishur teatrin dhe për të ndërtuar kullë po prishen, pasi aktorët kanë dalë kundër këtij plani, ndryshe nga sa ndodhi me stadiumin “Qemal Stafa”, ku përveç opozitës askush tjetër nuk foli.

Ja postimi i Ndokës:

Kinema Partizani, kullë; kinema 17 Nëntori, kullë (bingo).

Premtimi i Ramës: “Do projektoheshin prodhimet e Holliwood-it”!

Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”, kullë.

Teatri Kombëtar, katër kulla!

Me të njëjtën llogjikë për të ngritur një kullë u shkatërrua stadiumi i vjetër Qemal Stafa, që po ashtu si Teatri Kombëtar është një vepër e arkitektit Italian Gherardo Bosio.

Stadiumit për fat të keq nuk i doli njeri përzot, foli Opozita, por vetëm kaq!

po i dalin Zot shumë aktorë; çfarë po trondit planin tashmë të miratuar nga Rama!

Unë jam me Robert Ndrenikën!

culi

Modifikuar më E Enjte, 14 June 2018 17:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...