“Ju jeni hajdutë”/ Bujar Asqeriu tregon se çfarë i tha Erjon Veliajt dhe Hervin Çulit

E Enjte, 14 June 2018 18:08

Aktori i njohur Bujar Asqeriu ka treguar se çfarë tha në takimin që u zhvillua sot mes artistëve dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.  Asqeriu shprehu pakënaqësinë që në shumë media zëri i tij nuk u arrit të dëgjohet.

“Isha tepër i revoltuar dhe fola qartë. Fola dhe ika nuk qëndrova më shumë, por më vjen keq që fjala ime u pre. Kur dola unë sikur doli kuçedra, ma prenë fjalën”,- tha ai.

Aktori u shpreh se i ka cilësuar si hajdutë politikanët shqiptarë dhe se për të vërtetuar të kundërtën duhet t’i mbushnin mendjen ndërkombëtarëve.

“Këta nuk pëlqejnë t’i kritikosh. E përqafova Veliajn kur shkova, më përqafoi edhe ai. I thashë na respektoni njëherë ne, ju respektojmë 100 herë. Unë e kuptoj se nuk na doni se ju themi jeni hajdutë por mos na e mbushni mendjen neve që nuk jeni hajdutë. Mbushjani mendjen Departamentit Amerikan të Shtetit, mbushjani mendjen BE dhe institucioneve të specializuara. Kur të thonë ata që korrupsioni po shkon drejt zeros atëherë na e mbushni mendjen edhe ne”,- sqaroi Asqeriu.

Ai u shpreh se në këto momente të vetmit që mund ta kuptojnë janë njerëzit, prandaj premtoi një videokonferencë nga Facebook-u i tij ku do të flasë e do të sqarojë gjithë brengën që ka.

“Do dal live do flas më popullin. Atyre ua thashë troç që jeni të gjithë hajdutë”,- vijoi Asqeriu

Përveçse Veliajt, Asqeriu tha se iu drejtua edhe Drejtorit të Teatrit Hervin Culi, për ato që i cilësoi fyerje ndaj artistit të popullit Mirush Kabashi.

“Ky nuk është asnjë miligramë e Mirushit, i merr në gojë rrogën, bukën e gojës një artisti që ka nderuar Shqipërinë në skenat e botës, po si guxon ky?! Medi Malkaj doli në pension, ky drejtor nuk i dha as dorën, ju nuk keni as dashuri, asgjë”,- mësohet ti ketë thënë Asqeriu.

Aktori thotë se Cule vetëm ka qeshur, por se ai më pas u largua nga mbledhja pa e dëgjuar komentin e tij. /BW.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...