Vendimet/ Plani i hershëm i Ramës për prishjen e Teatrit, lëvizjet që ka bërë

E Enjte, 14 June 2018 22:04

Tashmë dihet botërisht që Rama ia ka vënë syrin Teatrit Kombëtar për vitesh dhe nuk është një vendim i kohëve të fundit.

Edhe pse debati që e ka shoqëruar këtë çështje ka qenë i madh dhe është ndezur dhe rindezur shumë kohët e fundit Rama ka qëndruar në hije duke lënë të tijtë të merren me debatin.

Por në fakt shembja e godinës së Teatrit Kombëtar është një plan i hershëm i Ramës. Ai që kur ishte kryebashkiak pati tentativa për ta shembur në vitin 2002.

Zona ku ndodhet Teatri Kombëtar, ndodhet në atë që quhet si pjesa historike e Tiranës dhe në vitin 2000, qeveria e asaj kohe, e ka shpallur zonën monument kulture. Ky vendim nuk lejon ndërtimin në këtë zonë. (Zona përfshinë godinën e Teatrit dhe gjithë sipërfaqen përreth)

Por, në momentin që erdhi në pushtet, Rama vendosi ta shfuqizojë këtë vendim. Në mbledhjen e qeverisë të datës 12/4/2017, me firmën e zëvendëskryeministrit të asokohe, Niko Peleshi është miratuar vendimi që parashikon shfuqizimin e vendimit që e shpall këtë zonë Monument Kulture.

Ja vendimet:

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...