“Rama po i bën shantazh Evropës me Erdoganin”

E Enjte, 14 June 2018 21:36

Rama është duke i bërë shantazh Evropës për Erdoganin. Këtë deklaratë e ka bërë analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në ‘Neës24’ ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama për lidhjet e tij me presidentin Erdogan dhe Turqinë.

Lubonja theksoi se kreu i qeverisë po i bën shantazh Europës në një kohë kur pritet hapja e negociatave për Shqipërinë në BE. “Intervista ka trajtuar çështje që i ka trajtuar me shqiptarët, këtu duket sikur ka bërë një politikë për ti bërë qejfin Erdoganit. Një teori konspiracioni mund të jenë lidhur me faktin se ne aspirojmë Evropën, sikurse dhe Erdogani ka aspiruar Evropën. Ne tani duam të hapim negociata dhe për shkaqet tona jo të Evropës nuk na hapet kjo portë si dhe Turqia, sepse kishte ide të kundërta për hyrjen e saj, ekonomikisht mund të hynte por kishte probleme për të drejtat e njeriut, të fesë myslimane. Tani problemi i bëhet një shantazh Evropës që ‘shiko se ne po kthemi këtej’, Rama tregon që është i gatshëm të përdorë të gjitha ujërat. Ajo që më shqetëson, duket sikur fatet e marrëdhënieve tona, me Turqinë apo një vend tjetër mund të vendosen nga miqësitë apo jo miqësitë e dy liderëve kryesore. Ne kemi Parlament, opozite, kemi institucione, dhe kjo PO qe thotë ky tingëllon si autoritare, pse duhet dialogu atëherë, diplomacia?! Ju e patë Trumpin? Një here tha do takohemi, pastaj jo, pra tha po dhe jo. Dialogu gjen rrugët e mesme”, pohoi Lubonja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...