×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vasili: Kryeministri ka rrjedhur, i vendos kushte BE-së

Premte, 15 June 2018 19:24

Kryetari i grupit parlamentar të dhe deputeti i LSI-së Petrit Vasili e ka quajtur të rrjedhur kryeministrin Edi Rama, pas kërkesës që ky i fundit i bëri BE-së për hapjen e negociatave.

Përmes një postimi në “facebook”, Vasili ka thënë Rama është i çmendur përderisa do t’i vërë rregulla BE-së.

“Po ky i fandaksur do ti vere rregulla te reja Europes,qe te pranoje Shqiperine ndryshe nga te gjithe te tjeret.” shkruan deputeti i LSI-së.

Më tej ai thotë se çfarë i duket europa “rilindja” që është në urdhrat e tij.

Sipas Vasilit fatkeqësia më e madhe e Shqipërisë është ky kryeministër i cili po vret  të ardhmen e vendit.

Në fund të shkrimit të tij Ai shton edhe postimin që Rama ka bërë për këtë çështje.

Postimi i plotë:

Skandal.Kryeministri rrodhi,do rregulla speciale te BE per te.

Kryeministri sa here flet ka vetem nje merite se zbulon nje padituri e profanizem qe vetem thellohet dhe behet gremine.

Kerkon tani qe vendimi i Komisionit te BE per te filluar bisedimet me Shqiperine te jete detyrues per te gjithe vendet.

Po ky i fandaksur do ti vere rregulla te reja Europes,qe te pranoje Shqiperine ndryshe nga te gjithe te tjeret. Duhet te beje perjashtim Europa me qe ne krye te qeverise se Shqiperise qenka ky i tepsise qe Europa mezi e ka pritur.

Ky shkolkepaku e di Europen si rilindasit qe u jep urdher ky dhe shkelin kushtetute e ligje e c'tu dale perpara.

A eshte ne vete ky?A ka njeri qe i flet ketij?A i shpjegon njeri cfare eshte Europa dhe cfare eshte ky?

Ky pazarxhi rruge i ofron edhe pazar Europes dhe medemek eshte gati te ktheje gjithe shqiptaret, qe banojne ilegalisht neper Europe qe t'i torturoje ne kete Shqiperine qe shkretoi ky.

Integrimi europian nuk eshte pazar, por permbushje standartesh te demokracise,qeverisjes,te zbatimit te ligjit,te luftes ndaj krimit dhe trafiqeve,te zhvillimit ekonomik dhe te te drejtave te njeriut.

Ky kerkon qe te bleje parimet me pazare ordinere, ndaj edhe Shqiperia pengohet ne integrimin europian, demonizohet dhe denohet.

Ky kryeminister eshte fatkeqesia dhe shkaku i vetem vuajtjes politike dhe varferise me te cilen perballet ky vend,duke i vrare te sotmen dhe te ardhmen.

Lexojeni vete ç'ka thene:

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për portalin austriak ‘Profil.at’.

Gazetari: Disa shtete si Franca, Hollanda dhe Danimarka kanë ende rezerva për hapjen e negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Rama: Është e vështirë për mua të kuptoj se pse vendimi i Komisionit të BE për të filluar bisedimet me ne nuk duhet të jetë detyrues për shtetet anëtare. Ne jemi gjithashtu të gatshëm t'i kthejmë bashkatdhetarët që banojnë ilegalisht në Francë ose në vende të tjera të BE."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...