×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Rama u shkruan letër, dibranët do dinë t’i përgjigjen!

Premte, 15 June 2018 18:34

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka postuar më herët një letër në Facebook, ku njoftonte dibranët për fillimin e punimeve të Rrugës së Arbrit dhe i ftonte në inaugurim.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak nënkryetarit të Partisë Demokratike Edi Paloka, i cili nuk ka vonuar të reagojë.

Në një status në “Facebook” Paloka e quan Ramën ‘ordiner’, ndërsa thotë se nuk ka bërë asnjë investim, por ka inauguruar investimet e projektuara e financuara nga qeveria Berisha.Madje Paloka thotë se dibranët nuk kanë 100 vjet që presin Rrugën e Arbrit, por presin rifillimin e punimeve që ndërpreu kryeministri, të cilit i thotë se meriton një përgjigje siç dinë dibranët.

STATUSI I PALOKËS
Ordiner…!
Shpresoj që dibranët të ta kthejnë përgjigjen siç e meriton e siç dinë ata.
Ka pesë vjet që nuk bën asnjë pune. Vetëm llogje e guxon dhe të ironizojë ata që e kanë akuzuar për këtë.
Të vetmet “inaugurime” që ka bërë në 5 vjet kanë qenë investime të projektuara, financuara dhe iniciuara nga qeveria Berisha.
Ka 5 vjet që “rritjen ekonomike” e llogarit bazuar tek të vetmet investime madhore që vazhdojnë në Shqipëri e që janë TAP-i dhe “Devolli Hydropoëer”, për të cilët e di dhe më i humburi në këtë vend që janë investime të qeverisë Berisha.
Sot ka gjetur momentin të mburret e njëkohësisht të bëjë dhe ironi me mashtrimin e radhës që ka të bëjë me rrugën e Arbrit.
Pasi i gënjeu për 5 vjet me radhë dibranët, tani flet me paturpësi për “fillimin e punimeve, të pritura për 100 vjet”
Këta duket sikur kanë dalë të gjithë nga i njëjti vend i ndyre; “rilindas” e 99-sha, mashtrues ordinerë e shpifësira.
Rruga e Arbrit është nisur po ashtu nga qeveria Berisha e cila ka realizuar të paktën 60% të punimeve të saj deri ditën që Edvini erdhi në pushtet. Këtë e dinë jo vetëm dibranët e matjanët po dhe çdokush që i ka rënë rruga për në Dibër. Siç e dinë po aq mirë se që nga dita që Rama ka ardhur në pushtet i ka mashtruar dibranët, një herë në 6 muaj, sa herë i është dashur të shkojë për fushatë në Dibër.
Tani, i pafytyrë siç është, i fton “në Peshkopi dhe Klos “…” për fillimin e punimeve të pritura për 100 vjet.”
Dibranët nuk kanë 100 vjet që presin “fillimin e punimeve” ooo…
Kanë 5 vjet që presin rifillimin dhe përfundimin e punimeve që ti i ndërpreve kur erdhe në pushtet o…edvin.
Ti e do një përgjigje, tamam si prej Dibre, e shpresoj që dibranet të ta japin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...