Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e tij në qarkun e Dibrës, e pasdite është ndalur edhe në Klos.
Rama ka preferuar të lëvizë me helikopter dhe në videon e vënë në dispozicion nga PD, shihet teksa mjeti fluturues bën uljen në Klos.
Ndërkaq në tokë e presin qytetarë të shumtë, mbështetës të PD-së me pankarta dhe thirrje kundër. “O kryemashtrues shporru nga Klosi dhe qeveria”, thuhet në parullat e qytetarëve.
Sipas protestuesve, kryeministri ka frikë prej tyre ndaj lëviz me helikopter.