Deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi ka reaguar për herë të parë, lidhur me dhunën e ushtruar sot ndaj tij nga Policia e Shtetit, ndërsa ishte pjesë e protestës së dibranëve, ndaj vizitës së kryeministrit Edi Rama.
Deputeti ka publikuar videon ku protestuesit shfaqen duke u përplasur me policinë, përfshirë edhe deputetin demokrat.
“Policia e krimit, drogës, e Xhafës e Tahirit me shokë, provokojnë me zor protestuesit”, u shpreh deputeti, i cili ka treguar para kamerave shenjat e dhunës në pjesën e krahut.